Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe konkretisht nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim edhe me shërbimet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe

, në vijim të punës së tyre për goditjen e kontrabandës se duhanit të grirë dhe prodhimit të kundraligjshëm të produkteve industriale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në datë 06.12.2016 u bë e mundur shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit : K.F. 36 vjeç, banues në Malësi të Madhe Nga kontrolli i ushtruar në vëndin e quajtur “Grabom”njësia adminiatrative Kelmend, Malësi e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, u gjet i braktisur mjeti tip “Benz” i shtetasit K.F., me targë SH 0306 E, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 15 qese plasmasi me peshën prej 210 kg. duhan i grirë, të cilin dyshohet se do ta tregëtonte drejt Malit të Zi. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë” parashikuar nga nenet 178/2 dhe 288/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakI KËRKOI LIDHJE INTIME GRUAS SË DIVORCUAR, KRIMET E RËNDA KËRKOJNË 3 VITE BURG PËR GJYQTARIN ÇOBO
Artikulli tjetërVETTINGU, KOMISIONI I VENECIAS DO TË MBLIDHET NË 8 DHE 9 DHJETOR