Nga Specialistët të Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit : Luan Jacaj, 25 vjeç, banues në fshatin “Vajush” rrethi Malësi e Madhe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në posedim të kartëmonedhave false. Ky shtetas ka qënë duke i përdorur për blerje karburanti 5 (pesë) copë kartmonedha euro me prerje 50 (pesëdhjetë) euro secila në total 250 (dyqind e pesëdhjetë) euro në momentin e kapjes në flagrancë nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Fallsifikimi i monedhave”. Neni 183 i Kodit Penal.