Më datë 31.10.2016, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit : * Aleksandër Malaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit : * K.Q, 30 vjeç, banues në Shkodër Shërbimet e policisë Shkodër kanë konstatuar një automjet për të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike në lagjen “Skënderbeg” Shkodër dhe i është dhënë sinjal për të ndaluar por personi nuk i është bindur urdhrit duke vazhduar lëvizjen. Gjatë ndjekjes nga policia, shtetasi ka braktisur mjetin duke u larguar me shpejtsi dhe nuk është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrrolli dhe kqyrja që i është bërë automjetit tip “Mitsubishi” me targë AA 193 NL, u gjetën 3 thasë me një sasi totale prej 27 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm janë bashkëpuntorë me njëri tjetrin pasi automjeti është në pronësi të shtetasit Aleksandër Malaj dhe ja kishte dhënë me qera shtetasit K.Q. i cili dyshohet se ishte dhe drejtuesi i mjetit në lidhje me ngjarjen e mësipërme. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 të Kodit Penal.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHËRBIMI SOCIAL DHE SFIDAT E SE ARDHMES
Artikulli tjetërSHKODËR, AUTOBUSËT MBETEN “NË MES TË RRUGËVE”