BLUTË E SHKODRËS VIJOJNË OPERACIONET NË TË GJITHË QARKUN
Me datën 12. 08. 2014, pas informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet  e policisë, kanë identifikuar dhe asgjësuar 32 parcela, në të cilat ishin kultivuar gjithsejt   6352 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, në vendet  e quajtura :

Fshati Karmë, Vau-Dejës Shkodër, janë identifikuar dhe asgjësuar 10 parcela (tokë publike), në të cilat ishin kultivuar, gjithsejt   2860 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Fshati Benë, Komuna Shllak Shkodër, janë identifikuar dhe asgjësuar 19 parcela (tokë publike), në të cilat ishin kultivuar, gjithsejt   3172 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.
•Në vijim të aksioneve anti kanabis, Policia e Pukes zbarkoj serish ne fshatin Kuzhnen të komunes se Gjegjanit ku gjatë pasditës së kësaj të marte u bë I mundur zbulimi dhe asgjesimi I tre parcelave të tjera të kultivuara më bimë narkotike Kanabis Sativa.
Lënda narkotike sipas Policisë së Pukës është gjendur në masivet pyjore afër fshatiti ndërkoh që nuk raportohet për identifikim apo arrestimi të kultivuesve. Kjo është hera e katër në këtë sezon verore që Policia e Pukës zbarkoj në Kushnen të Gjegjanit atje ku deri tani jane asgjesua më shumë se 2000 rrënjë kanabis të kultivuara në parcela të ndryshme. Policia bëri të ditur së lenda narkotike u asgjesua përmes zjarrit ndërkoh që po vijon puna për identifikimin e te tjera parcelave në këtë zonë.
Kuzhneni eshte një ndër zona që për here të pare këtë vit u bë pjesë e hartës ku kultivohen lënë narkotike, ashtu sikursë Policia e identifikoj dhe si zonen ku pati kultivim masiv.
Në rastin e parë të zbulimit të parcelave me kanabis sativa policia njoftoj procedimin penal të kryeplakut të këtij fshati, rasti I parë dhe I vetem I ketij lloji për këtë vit në rrethin e Pukës.
Viti 2014 përfundimik duket se futi rrethin e Pukes në zonat me problematike sa I perket kultivimit të bimve narkotike ku deri tani janë asgjesuar me shumë se 50 parcela me kanabis sativa.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/dXH5SzNAfIs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakREALI I MADRIDIT FITON SUPERKUPËN E EUROPËS
Artikulli tjetërRENDI NË 24 ORË