OPERACIONI ËSHTË ZHVILLUAR NË FSHATIN SHLLAK TË QARKUT SHKODËR. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Strukturat e Drejtorisë së Policisië së Qarkut Shkodër për Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike , si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike, Shërbimet e Policisë Shkodër

kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim ; Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Shllak , ishin të kultivuara dy parcela me bimë narkotike, Shërbimet e Policisë Shkodër kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm ku ka rezultuar se : Në fshatin Shllak u evidentuan dy parcela të kultivuara me bimë narkotike , ku nga kqyrja rezultoi se në këto parcela ishin kultivuar 888 rrenjë të dyshuara bimë narkotike me gjatësi 5-15 cm. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies . Nga ana jonë po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorit të kultivimit të bimëve narkotike.