Senati i universitetit të Shkodrës ka miratuar këtë rezolutë duke pranuar kërkesën e asamblesë së përgjithshme të universitetit “Luigj Gurakuqi” për heqjen e notës mesatare në të gjithë degët e studimit.

Kjo rezolutë i është dërguar ministrisë së arsimit ndërsa është e paqartë nëse ministria do ta marrë për bazë apo jo duke qenë se vendosjen e notës mesatare e cilëson si një prej arritjeve në reformën e arsimit të lartë.

Pedagogu Arben Prendi nga fakulteti i shkencave shoqërore i kërkon ministrisë së arsimit që ta marrë parasysh këtë vendim të senatit të universitetit të Shkodrës.

Një kërkesë e Asamblesë së Universitetit të Shkodrës është edhe ndryshimi i ligjit për arsimin e lartë nga Parlamenti i ardhshëm që do ta dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Një strategji kombëtare për të frenuar emigrimin e të rinjve që zgjedhin universitetet jashtë Shqipërisë është mëse e domosdoshme thonë përfaqësuesit e asamblesë.

Në fillim të marsit, kur Shqipëria nuk ishte prekur ende nga COVID-19 Asambleja e Universitetit të Shkodrës u mblodh lidhur me heqjen e notës mesatare duke i dërguar një shkresë zyrtare ministrisë së arsimit por pas tre muajsh ministria refuzoi duke thënë se është e drejtë e saj vendosja e kritereve për pranimet në universitete.

Tashmë këto kërkesa u miratuan nga senati akademik dhe pritet një tjetër përgjigje e ministrisë së arsimit mbi këtë çështje.

Artikulli paraprakSHKODËR, 27 RASTE TË REJA, 15 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL
Artikulli tjetërSHKODËR, TË MARTËN NIS VAKSINIMI PËR QYTETARËT MBI 60 VJEÇ