Një ditë pasi televizioni Star Pus transmetoi rastin e familjes Kraja që jeton si në mesjetë menjëherë një pjesë e qytetarëve janë sensibilizuar duke i ardhur në ndihmë. Drejtori i drejtorisë rajonale të transportit rrugor në Shkodër Elson Çeliku së bashku me stafin e tij kanë vendosur t’i vijnë në ndihmë familjes Kraja me ushqime dhe disa paisje elektroshtëpiake.

Kryefamiljarja Xhemile Kraja është mirënjohësë për ndihmën e dhënë nga drejtoria rajonale e transportit rrugor të Shkodrës dhe i bën thirrje të gjithë të tjerëve që kanë mundësi t’i vijnë në ndihmë.

Me lot në sy djali i madh i familjes Kraja, Brigeni thote se dëshira më e madhe e tijë është të ketë një shtëpi si të gjithë të tjërët pasi ajo aktualja është drejt shembjes në shumë pjesë të saj.

Përpara pandemisë në mënyrë që të shkëputej nga gjithë problemet që kishte në shtëpi Brigeni shkonte në stadium për të ndjekur ekipin e zemrës Vllazninë. Ai thotë se është një tifoz i kuqebluve dhe i preferuari i tij është kapiteni Erdenis Gurishta.

Ndërkohë përmes faqes së Star Plus Tv në rrjetet sociale ka edhe qytetarë të tjerë që kanë reaguar dhe pritet t’i vijnë në ndihmë familjes Kraja ndërsa nevoja më e madhe e tyre mbetet restaurimi i disa pjesëve të banesës që rrezikon shembjen.