Pakica serbo-malazeze në Shkodër ka festuar krishtlindjet ortodokse serbe në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe, një traditë tashmë e përvitshme. Për shkak të pandemisë së COVID-19, pjesëmarrja e besimtarëve ortodoks të zonës së Vrakës në Malësinë e Madhe ku janë të vendosur kryesisht ky komunitet ishte më e vogël se zakonisht. Pas meshës së shenjtë famullitari i kishës ortodokse në Shkodër Atë Nikolla Petani uroi besimtarët.

Në kishën e Vrakës morën pjesë edhe besimtarë musliman dhe katolik por që janë pjesë e pakicave serbe dhe malazeze në Shkodër. Famullitari ortodoks tha se kisha ka dyert e hapura për të gjithë duke vlerësuar harmoninë ndër fetare në Shkodë.

Kryetari i shoqatës serbe në Shkodër “Rozafa Moraça” Pavlo Jako u shpreh kritik me qeverinë e cila nuk ka zbardhur ende aktet nën ligjore të ligjit për pakicat i miratuar katër vite më pare.

Mesha e shenjtë në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe u kremtua nga Predrag Shtepanoviç, prifti i kishës ortodokse serbe në Podgoricë. Kjo festë kremtohet për çdo vit në atë kishë nga komuniteti serbo-malazez që është i vendosur në Shkodër.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSALI BERISHA NË SELINË E PD: BASHA, NJERI PA NJË GRIMCË DINJITETI
Artikulli tjetërSHKODËR, QYTETARËT KUNDËR RRITJES SË BILETËS SË AUTOBUSIT