Ndryshe nga një vit më parë këtë vit tregtarët e tregut të Rusit të qytetit të Shkodrës janë përballur me një rritje të fuqise blerëse. Këtë rritje tregtarët e lidhin dhe me fluksin e emigrantave të cilët kanë ardhur në Shqipëri.

Probleme të cilat vijojnë të mbeten shqetësuese për tregtarët janë shitësit e rrugës si dhe kushtet aspak të mira të tregut.

Herë pas herë tregtarët kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e këtyre problemeve por thirrja e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.