Sektori i mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër ka rritur numrin e subjekteve që operojnë në këtë fushë.

Inspektorja përgjegjëse bën me dije se që nga viti 2011, kur ky sektor u bë pjesë e AKU-së, numri i subjekteve që merren me ruajtjen dhe shitjen e farërave, fidaneve dhe pesticideve bujqësore është rritur gradualisht. Në grupin e inputeve bujqësore bëjnë pjesë farërat, fidanët, pesticidet dhe makineritë bujqësore. Vitet e fundit Qeveria Shqiptare ka hartuar një plan me synim përmirësimin e furnizimit të tregut për konsum dhe të subjekteve përpunuese, zvogëlimin e raportit eksport – import dhe zhvillimin e fermave të vogla.

Artikulli paraprakDIGJET DORDOLECI, PËRFUNDOJNË KARNAVALET E SHKODRËS
Artikulli tjetërAMORTIZIMI I SHKOLLËS 9 VJEÇARE NË KTOSH