Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ndërsa në këtë sherr janë përfshirë dy të rinj. I plagosur ka mbetur shtetasi Emanuel Gjegjndreaj, 20 vjeç. 20 vjeçari është plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për momentin sipas policisë vendore të Shkodrës.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër në mjediset e jashtme të një lokali i plagosuri është dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës duke marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor. Sipas burimeve spitalore 20 vjeçari është goditur në shpinë dhe ndodhet në gjendje kritike për momentin. Nga ana saj policia vendore e Shkodrës bën të ditur në njoftim se kjo ngjarje e ndodhur është zbardhur dhe dokumentuar menjëherë pas ka ndodhur mbrëmjen e 1 gushtit ku u plagos me mjetin prerës 20 vjeçari.

Policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes ndërsa thotë se pas njoftimit të marrë se shtetasi Emanuel Gjegjndreaj, është plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Nga veprimet hetimore intensive të bëra, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar konkretisht shtetasi Kristian Hila, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Emanuel Gjergjndreaj, 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër. Sipas burimeve nga vendngjarja dy të rinjtë janë përfshirë në një konflikt të çastit dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin duke kaluar edhe në fyerje.

Pas këtij momenti 24 vjeçari ka nxjerrë një thikë që e mbante me vete dhe ka goditur në pjesën e shpinës 20 vjeçarin Gjergjndreaj duke e lënë të plagosur rëndë. Mbi autorin e dyshuar rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.