
Teatrot vijojnë të jenë të mbyllur për shkak të COVID-19 por teatri “Migjeni” ka gjetur formën për të qenë pranë publikut duke realizuar shfaqje në mjedise të hapura. Këtë radhë trupa e teatrit “Migjeni” erdhi me pjesën “Anmiku në Shtëpi” e Ernest Koliqit në lagjen “Gjuhadol”.
Kjo pjesë ka në qendër personazhin Simon Rrukulli i cili urren librat, artin dhe kulturën ndërsa sjell edhe mungesën e vëmendjes të institucioneve dhe shoqërisë ndaj poetëve dhe artistëve në përgjithësi.
Kjo shfaqje me tekstin e Ernest Koliqi më shumë ka nevojë të përcillët tek brezi i ri thotë drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka.
Shfaqja “Anmiku në Shtëpi” kishte të pranishëm edhe aktorët e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” për shkak se jemi një vit pas shembjes së asaj godine në 17 majin e vitit të kaluar.”
Në fund të pranishmit duartrokitën trupën e teatrit “Migjeni” dhe aktorët amator që ishin pjesë e saj. “Anmiku në Shtëpi” u interpretua nga Simon Shkreli, Rezarta Smaja, Nikolin Ferketa, Sara Prençi, Aleksandër Prenga dhe Antonio Shllaku, e vënë në skenë me regjinë e Fritz Selmanit.


