Pas më shumë se 20 vitesh mungesë rikthehet në skenë një variete me yjet e humorit shqiptar por edhe më gjërë. Pas 3 vitesh luftë me institucionet regjisori Arjan Çuliqi ia ka dalë që shfaqjen e quajtur “Festa Mbarëkombëtare e Humorit” ta rikthejë në shtëpinë e humorit, qytetin e Shkodrës. Kjo variete me emra të mëdhenj si Zef Deda, Zyliha Miloti,

Besnik Çinari por edhe yjet e qyteteve të tjera si Luftar Paja, Pardositët e Vlorës e të tjera emra të njohur vjen në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të trupës profesioniste të teatrit “Migjeni”. Disa prej protagonistëve tregojnë emocionet mes të cilëve edhe aktori shkodran Edmond Halili i cili pas shumë vitesh rikthehet në teatrin “Migjeni” duke mos i shmangur lotët

Një emocion të veçantë për interpretimin para spektatorit shkodran kanë edhe aktorët e humorit nga Korça dhe Peshkopia. Albano Prodani, djali i Aleko Prodanit do jetë një prej tyre

Kësaj shfaqje mes trupës së aktorëve më të mirë të humorit i janë bashkuar edhe aktorë të rinj si Fritz Selmani, djali i aktorti që nuk jeton më Aleks Selmani, i cili përveçse një humorist kontribuoi edhe në formimin e aktorëve të rinj të humorit për disa vite derisa u nda nga jeta.

Shfaqja “Festa Mbarëkombëtare e Humorit” që bën bashkë pas shumë vitesh mungesë këta emra të mëdhenj do të vihet në skenën e teatrit “Migjeni” në datat 8, 9 dhe 10 nentor në orën 19:00 me shpresë që në të ardhmen të kthehet në një festival humori i përvitshëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, PREFEKTI -SHËNDETËSISË: RRISNI CILËSINË NË SHËRBIM
Artikulli tjetërPREKAL, RRËSHQITJE GURËSH E DHERASH