“Tingëllimat” është shfaqja e radhës e Koliqianës e teatrit “Migjeni” e shkruar nga Ernest Koliqi. Kjo është shfaqja e katërt e Koliqanës që këtë radhë u vendos në skenë tek shtëpia muze e Oso Kukës me regjinë e Rajmonda Markut. Këtë radhë ndryshe nga tri shfaqjet e tjera aktorët e teatrit sollën disa prej poezive më të bukura të Ernest Koliqit që ia ka kushtuar ashtu si edhe tregimet Shkodrës të asaj kohe.

Në këtë shfaqje nuk munguan edhe disa copëza të Shkodrës që Koliqi i sillte përmallshëm përmes artit të të shkruarit.

Regjisorja Rajmonda Marku që kishte edhe një rol në këtë shfaqje thotë se Koliqi ishte i dashuruar me Shkodrën edhe pse jetonte në Itali.

Astrit Fani i cili kishte rolin e Ernest Koliqit shprehet se të mbartësh në një shfaqje imazhin e Koliqit është një emocion i veçantë.

Në shfaqjen “Tingëllimat” interpretuan edhe aktorët Vladimir Doda, Marsela Mjeda dhe Marko Prendi ndërsa Koliqiana do vijojë edhe me disa shfaqje të tjera duke sjellë kështu në një formë tjetër veprat ende jo shumë të njohura të Ernest Koliqit që deri më tani janë lënë në harresë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakISH SHEFI I ULQINIT HUMB NË KUFIRIN MES SHQIPËRISË E MALIT TË ZI
Artikulli tjetërRAMA INSPEKTON SPITALIN RAJONAL MEMORIAL TË FIERIT, JA BATUTA QË SHKAKTOI TË QESHURA