Sindikata e Shëndetësisë në Shkodër ka reaguar lidhur me kërkesën për dorëheqje të 25 punonjësve të laboratorit të spitalit rajonal të Shkodrës për shkak se ky shërbim do të jepet me koncension. Drejtuesi i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri thotë se me atë shkresë ku i kërkohet dorëheqja 25 punonjësve shkelet hapur kodi i punës.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për Shkodrën Albert Tuka thotë se ato çfarë përmban shkresa që i është dhënë 25 punonjësve të laboratorit në spitalin e Shkodrës nuk janë të vërteta dhe se këta punonjës janë pjesë e marrëveshjes kolektive mes BSPSH dhe spitalit.

Shërbimi i laboratoreve në spitale pritet që të jepet me koncension ndërkohë që në Shkodër aktualisht janë 25 punonjës që u është kërkuar dorëheqja ndërsa asnjë prej tyre nuk e ka të sigurtë nëse koncensionari do t’i marrë sërish në punë.