Në të gjitha shkollat përveç mësimit plotësues një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe programit të mikëpritjes së nxënësve të klasave të para. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër tregon programin mësimor ndërsa bën të ditur se hyrja e nxënësve në shkollë dhe procesi i mësimit plotësuar bëhet duke respektuar masat anti COVID.

Mësuesit kanë përgatitur edhe një program mësimor shtesë të larmishëm për nxënësit të cilët do të ndjekin mësimin plotësues, ndërsa prioritet i është dhënë edhe aktiviteteve sportive, bën të ditur drejtorja e shkollës “Ndre Mjeda” Zhabjaku.

Për tre javë, nxënësit në shkollat 9 vjeçare do të kenë mundësi të fitojnë njohuritë e humbura gjatë mësimit online në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Anglisht, ndërsa orët e mësimit do të zhvillohen të plota.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHKIA PASTRON KANALET KULLUESE
Artikulli tjetër“TË RISHIKOHET INTEGRIMI NË BE I VENDEVE TË BALLKANIT”