Markens Shllaku nuk do të jetë më drejtor rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Shllaku e konfirmoi dorëheqjen e tij gjatë promovimit të librit “Përmbledhja e Protokolleve të Përdorimit të Barnave”.

Ish drejtori Shllaku tashmë tregoi edhe për sfidën që kaloi si drejtor rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Gjatë fjalës së lamtumirës si drejtor rajonal, Shllaku përmendi edhe shërbimin e këtij institucioni dhe qendrave shëndetësore gjatë pandemisë COVID-19. Në vend të Markens Shllakut i cili pritet që të ketë një tjetër pozicion në shëndetësi, drejtori rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor do të jetë doktor Aldo Gjoka i cili është komanduar në këtë pozicion ndërsa ka vite që shërben në sistemin e shëndetësisë.

Ky është një tjetër ndryshim në radhët e drejtorive rajonale të PS në Shkodër duke u bërë drejtoria e 5 radhazi brenda një kohë të shkurtër ku ka ndryshim drejtuesi.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITET NUMRI I TË RINJVE KONSUMUES TË DUHANIT
Artikulli tjetërSHKODËR, MUZIKANTËT: TË PAAFTËT PO DËMTOJNË MUZIKËN