Disa aktivistë së bashku me Shoqërinë Civile kanë paralajmëruar një protestë e cila do të zhvillohet ditën e hënë në orën 17:00, pranë Bashkisë Shkodër.

Qytetarët e Shkodrës do të mblidhen për të protestuar për rritjen e çmimeve të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburantit.

Prostesta do të mbahet një formën e një kundërpërgjigjeje ndaj rritjes së çmimeve, me qëllim edhe ndërgjegjësimin e qeverisë.

Kujtojmë se para disa ditësh protesta të ngjashme u zhvilluan dhe në kryeqytet ku qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, protestuan përballë godinës së Kryeministrisë ku organizatorë por edhe të pranishëm në protestë paralajmëruan se në rast se qeveria nuk do ndërhyjë me qëllim që të amortizojë kostot e shkaktuara nga rritja e çmimeve, protesta të tjera në ditët në vijim do të ndërmerren.