Shkodër – Malësi e Madhe. Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u shpall në kërkim një shtetas dhe punohet për kapjen e tij,

konkretisht : N.K. 53 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Njësia Administrative Kastrat Malësi e Madhe. Sot më datë 16.08.2016, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij (në oborrin e banesës) i’u gjet një sasi e konsiderueshme rrënjësh të dyshuara cannabis sattiva. Materialet proçeduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDERRON JETE ISH PRESIDENTI I FIFA, HAVELANGE
Artikulli tjetërELIS GURI ELIMINOHET NGA RIO 2016