Shkodër

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle, është organizuar puna dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh. 31 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në lagjen “Naim Gjylbegu”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle dhe në ambientet e lokalit të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Artikulli paraprakRAMA REPLIKON ME KOMENTUESIT PËR INCENERATORËT: NJË ISH-MINISTËR NË PRANGA, DREJTËSIA DO VEPROJË
Artikulli tjetërKANDIDATJA E PS MAJLINDA ANGONI ME TË RINJTË: GARANCI PËR TË NESËRMEN E SHKODRËS