
Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në qytetin e shkodërs
Një shpërthim i fuqishëm në hyrje të një pallati në lagjen perash ka tronditur zonën dhe për pasojë një 67-vjeçar ka ndërruar jetë.
Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një atentat, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe dëmet që janë shkaktuar në zonë janë të mëdha.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, ndërsa në një deklaratë paraprake policia tha se ka shpërthyer kutia e sahateve të energjisë në pallat dhe për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari Hysni Ymeri
Sipas burimeve po hetohet edhe pista e një atentati, ndërsa njësia antieksploziv është nisur nga Tirana për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
Nderkoh OSHEE mohon që shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Shkodër të ketë ndodhur për shkak të shpërthimit të kutisë së sahateve të energjisë.
“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat”, deklaroi OSHEE






