Një shpërthim me lëndë eksplozive ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme. Sasai e tritolit ka shpërthyer në derën e një lokali në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës por nga ky shpërthim nuk ka të plagosur. Mësohet se lokali ka qenë i mbyllur në momentin e shpërthimit ndërsa edhe në rrugë nuk ka patur lëvizje duke bërë që të ketë vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie duke nisur hetimet paraprake për shpërthimin e fuqishëm. Rezulton se lokali është në pronësi të shtetases H.F 46 vjeçe. Familja e 46 vjeçares ka edhe shtëpinë afër me lokalin i cili mbrëmë është mbyllur që në orën 20:00. Ndërkohë për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese kanë mbërritur forca Xhenio nga Tirana për të saktësuar edhe sasinë e vendosur.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se lënda shpërthyese është tritol artisanal që është hedhur nga autorët e dyshuar dhe ka shpërthyer më pas në pak minuta sapo ata janë larguar. Deri më tani janë të paqarta arsyet e vendosjes së lëndës shpërthyese por dyshohet se kjo mund të lidhet me konflikte të ndryshme të familjes Foleta më përpara.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar 6 persona që mund të kenë dijeni rreth kësaj ngjarje të ndodhur. Shtetasit e shoqëruar kanë mohuar që kanë lidhje me këtë shpërthim.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 19.11.2020
Artikulli tjetërSHTRATI I LUMIT KIR “PUSHTOHET” NGA MBETURINAT