Shtëpia e të moshuarve në Shkodër zhvilloi një aktivitet për 1 tetorin, ditën botërore të të moshuarve. Në respekt të protokollit të sigurisë, aktiviteti u zhvillua në mjediset e jashtme të institucionit. Drejtori i shtëpisë për të moshuar në Shkodër Fatjon Hoxha u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme.

Ky aktivitet u mbështet nga Këshilli i Qarkut Shkodër dhe drejtoria rajonale e shërbimeve sociale. Kreu i Këshillit të Qarkut Hilmi Lakti dhe drejtorja e shërbimit social Valbona Tula uruan të moshuarit në këtë ditë të veçantë për ta.

Të moshuarit nën ritmet e muzikës dhe këngëtarit Laorjan Ejlli kaluan disa çaste ndryshe nga përditshmëria e tyre.

Artikulli paraprakBASHA-RAMËS: GËRRVËRRET PREJ PALAÇOJE S’E MBULOJNË DËSHTIMIN TËND
Artikulli tjetërTË MOSHUARIT LARG ZHVILLIMEVE TEKNOLOGJIKE