Gjuha e urrejtjes nëpër rrjete sociale është përhapur masivisht në Shqipëri. Janë të panumërta komentet negative në postimet e personave që kanë një profil publik. Griselda Gushta është një vajzë nga Shkodra e cila në pak vite arriti që të ketë në rrjetin social Instagram më shumë se 25000 ndjekës.

Numri i lartë i personave që e ndjekin bën që edhe komentet negative të mos mungojnë. Por si i ka përjetuar Griselda këto komente negative.

Griselda ka një mesazh për të gjithë personat të cilët ndikohen nga këto mesazhe negative.
Psikologu Fatjon Taipi thekson se duhet shmangur gjuha e urrejtjes sepse në të kundërt përballen me dozë të lartë stresi, nervozizmi e të tjera të cilat mund të kthehen në një problem akoma më serioz.

Dëmët që shkaktohen nga gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale duhet të jenë një temë për të cilën sipas specialistëve duhet trajtuar dhe folur më shumë për të ndërgjegjësuar shoqërinë në minizimin e saj.