Që në fund të këtij viti Zyra e Ndihmës Ligjore Falas ka kaluar në varësi të ministrisë së drejtësisë. Një zyrë e tillë e cila ofron mbështetje ligjore falas pë shtresat në nevojë ndodhet edhe në qytetin e Shkodrës.

Pas kalimit të këtyre zyrave në varësi të ministrisë së drejtësisë, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare zhvilloi një takim informues me organizata të shoqërisë civile në Shkodër me temë

“Së bashku për rritjen e aksesit në drejtësi të qytetarëve” duke qenë se këto organizata trajtojnë rastet e shtresave në nevojë. Anton Koca, jurist pranë Zyrës për Ndihmë Ligjore Falas në Shkodër thotë se objekt i kësaj zyre është këshillimi parësor për qytetarët.Juristi Koca thotë se ka kërkesa në Zyrën e Ndihmës Ligjore Falas në Shkodër.

Në të njëjtën kohë ka edhe një rritje të rasteve tek shtresat e margjinalizuara që lidhen kryesisht me divorcet për shkak të dhunës në familje si dhe kërkesat për njohje pensioni nga të moshuar. Juristi Koca tregon edhe arsyet përse këto shtresa duhet t’i drejtohen Zyrës së Ndihmës Ligjore Falas në Shkodër.

Aktiviteti i Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje për ofrimin e ndihmës juridtike parësore, efektive dhe cilësore për individët dhe komunitetet e margjinalizuara në rajonin e Shkodrës” me mbështetjen e UNDP dhe financim nga Bashkimi Austriak për Zhvillim.

Artikulli paraprakSTUDIMI, GJERMANIA DYFISHOI LEJET PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërMES-MYSELIM, UJI DHE NGRICA BLLOKOJNË RRUGËN