Temperaturat e larta të stinës së verës janë karakterizuar me viroza të ndryshme tek fëmijët. Këtë situatë e tregon fluksi i lartë i fëmijëve në spitalin rajonal të Shkodrës. Ndryshe nga një vit më parë këtë vit në repartin e pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka një shtim të numrit të fëmijëve që kanë nevojë për asistencë mjeksore. Manjola Shpori, pediatre në spitalin Rajonal të Shkodrës thekson se pjesa më e madhe e fëmijëve të cilët kërkojnë ndihmë janë të prekur nga virozat e stinës.

Çdo ditë në spitalin Rajonal të Shkodrës kryhen rreth 100-120 vizita një shifer kjo e lartë shprehet mjekja.

Pediatrja ka disa këshilla për të gjithë prindërit për masat që duhet të merren për parandalimin e prekjes nga keto viroza.

Gjatë kësaj periudhe prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm duke u konsultuar me mjekun pediatër për çdo shqetësim që fëmija mund të shfaq.

Artikulli paraprakVELIPOJË, ARRESTOHEN 3 SHTETAS PËR NDËRTIM PA LEJE
Artikulli tjetërMOTI I PËRKEQËSUAR, PUSHUESIT BOSHATISIN VELIPOJËN