Në gjashtë muajt e fundit, në qytetin e Shkodrës kanë mbyllur aktivitetin e tyre 400 biznese të vogla. Shkak për këtë është bërë kriza e shkaktuar pas përhapjes së pandemisë COVID-19. Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë bën të ditur se ky gjashtëmujor është ndër më të vështirët me të cilët është përballur biznesi I vogël në Shkodër ndër vite.

Tuka shton se për shkak të rënies së fuqisë blerëse, bizneset kanë vështirësi të paguajnë edhe taksat në këtë tre mujor të dytë.

Për kryetarin e sindikatës, situata e krijuar është tejet e vështirë.

Shkodra është një nga qytetet më të prekura nga kriza e shkaktuar nga COVID-19. Vetëm në këtë gjysmën e parë të vitit janë mbyllur 400 biznese të vogla, një tregues ky I krizës ekonomike me të cilën përballet vendi.

Artikulli paraprakOPERACIONI PER SHEZLLONET NE VELIPOJE, POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërVELIPOJË, POLICIA: 2 SUBJEKTE KISHIN ZËNË MË SHUMË HAPËSIRË