Situata gripale gjatë muajve të fundit në Shkodër ishte në kulmin e saj, me rreth 210 vizita në ditë për shkak të virozave të stinës. Ndërkohë, tashmë situata është drejt përmirësimit. Shefi i urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti tregon se ka një rënie të fluksit të vizitave. Çdo ditë paraqiten në urgjencë rreth 130 persona për të marrë ndihmë mjekësore.

Për të shmangur fluksin në urgjencë dhe për të marrë kujdesin e duhur, mjeku i bën thirrje qytetarëve të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes.

Në përgjigje të fluksit të shtuar të pacientëve stafi mjekësor në spitalin rajonal të Shkodrës është në gadishmëri për të ofruar shërbimin e nevojshëm për ata persona të cilët kanë nevojë për shërbim mjekësor.

Artikulli paraprakPANAIRI “WORK AND STUDY”
Artikulli tjetërINVESTIMET NË RRUGËN “TODI GËRMENJI” DHE “UDHËTARI”