Teatri I Shkodrës, Teatri “Migjeni” me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike do të marrë statusin e Teatrit Kombëtarë. Këtë lajm të jashtëzakonshëm për artin dhe kulturën në Shkodër e ka ndarë me artistët kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër Bardh Spahia. Ai ka zhvilluar një takim me artistë të nderuar të Shkodrës më të cilët ka ndarë programin e PD për artin por ka marrë edhe mbështetjen e tyre.

Hartuesja e programit të kulturës, kandidatja për deputete në Tiranë, Taulanda Jupi është shprehur se dhënia e statusit kombetarë për teatrin e Shkodrës nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe për vetë rëndësinë që ka Shkodra në kulturën dhe artin shqiptarë

Emra të njohura të artit në Shkodër dhe në Shqipëri, si Mjeshtri i Madh Zef Deda, kompozitori Shpëtim Saraci, Markelian Kapedani, Osman Mula, e shumë të tjerë të pranishëm në bashkëbisedim kannë ndarë me kandidatin Spahia problemet e mëdha të artit të cilat janë parashikuar në programin e Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLOHET KAMPIONATI I SHAHUT
Artikulli tjetërBUSHATI TAKIM ME OJF-të: DO TË JEM ZËRI JUAJ NË PARLAMENT