Mbrëmjen e së hënës ka startuar në Shirokë edicioni i 12 i festivalit ndërkombëtar të filmit për fëmijë dhe të rinj “Anifest Rozafa”. Nata e parë e këtij edicioni ka sjell për publikun shkodranë prodhimet e filmave më të mira të të gjitha edicioneve të festivalit.Në 5 netët e festivalit do të bëhet prezanitimi i 60 filmave thekson drejtori Maku.

Ndërthurja e muzikës me filmat ka qënë një nga sukseset e natës së parë shprehet drejtori i festivalit Artan Maku.

Këtë vit përvec mbështetjes së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë festivali ndërkombëtar i filmit për fëmijë dhe të rinjë “Anifest Rozafa” është përkrahur edhe nga Bashkia e Shkodrës. Ndërkohë është trasmetuar live nga Star Plus televizon.