Në Shkodër ka nisur rrugëtimi tre javor I edicionit të 12të të Shkodra Jazz Festival dhe 5 vjetorin e Rrok Academy që do të zhvillohet nga data 9 – 29 gusht. Markelian Kapedani, drejtuesi artistik I Rrok Academy thotë se e rëndësishme është iniciativa që kanë studentët për t’u përfshirë në këtë projekt që përfaqëson jo vetëm ata por edhe një kulturë të re për vendin.

Florian Jakaj, drejtor artistic I Jazz Festival, bën të ditur se Jazz Festival këtë vit përveçklasës së Jazzit, violinës dhe shkrimit muzikor, shtohet edhe ajo e reflektimit për muzikën.

Paçalin Pavaçi, drejtuesi artistic I Rrok Academy Classic tregon datat e koncerteve dhe objektivat që ka këtë vit.

Drejtuesi artistic I Rrok Academy I Fizarmonikës, Bardh Jakova thotë se për një javë studentët nga ballkani do të mund të mësojnë dhe shkëmbejnë eksperiencat e tyre në këtë kurs.

Shkodra Jazz Festival dhe Rrok Academy do të zhvillojë një rrugëtim tre javor në qarkun Shkodër. Ky event ka për synim të ringjallë ndjenjën e lirisë kulturore në një qytet me traditë tëlashtë muzikore dhe artistike si Shkodra.

Artikulli paraprakSHKODËR, KATËRFISHOHET NUMRI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19
Artikulli tjetërSHKODËR, STARTON EDICIONI I 12-të I FESTIVALIT “ANIFEST ROZAFA”