
Kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të rasteve të sterilitetit tek çiftet e reja në Shkodër. Përdorimi i duhanit, drogës dhe alkoolit janë ndër shkaqet kryesore të rritjes së sterilitetit tregon kryemamia në maternitetin e spitalit rajonal të Shkodrës, Vlonita Ballaj.
Ndërkohë fatmirësisht numri i aborteve ka pësuar një rënie.
Mjekët rekomandojnë çiftet të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të ndonjë simptome të vazhdueshme të sterilitetit, ndërsa kërkojnë të kenë një menaxhim të një stili jetese të shëndetshëm në mënyrë që të parandalohet problemi i sterilitetit.