Agjencia “Stop Krimi, Drogës dhe Korrupsionit” ka dhuruar disa maska mbrojtëse për policinë vendore të Shkodrës. Përfaqësues të kësaj Agjencie dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë “Stop Krimit” Fatmir Sena u pritën nga një grup i policisë vendore të Shkodrës të cilëve iu dhuruan maskat mbrojtëse si një prej masave ndaj COVID-19 të vendosura nga ekspertët.

Në total janë rreth 500 maska mbrojtëse të dhuruara nga Agjencia “Stop Krimit” për policinë vendore të Shkodrës. Drejtori i kësaj Agjencie Fatmir Sena tha se dhurimi i maskave për policinë e Shkodrës bëhet duke qenë se efektivët janë çdo ditë në ndihmë të qytetarëve.

Edhe më përpara Agjencia “Stop Krimit” ka qenë në Shkodër duke dhuruar maska mbrojtëse për efektivët e policisë ndërsa në të ardhmen priten edhe aktivitete të tjera të ngjashme. Agjencia “Stop Krimit” ka në fokus edhe broshurat sensibilizuese për qytetarët.