Në departamentin e infermierisë, të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është organizuar seanca e dytë e dhurimit vullnetar të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dega Shkodër. Vera Gjinaj, koordinatore e këtij institucioni bën të ditur se pavarësisht faktit se mësimi po zhvillohet online, studentët janë kthyer në auditore për të dhuruar gjak për pacientët që vuajnë nga Talasemia por jo vetëm.

Koordinatorja Gjinaj bën të ditur se përveç seancave të dhurimit të gjakut në departamentin e infermierisë, ka qytetarë të cilët janë dhurues të rregullt pranë Bankës së Gjakut në Shkodër.

Këto senaca të dhurimit të gjakut janë vënë edhe në funksion të pacientëve që janë të infektuar me COVID-19 bën të ditur Gjinaj.

Për studentët e infermierisë, dhurimi I gjakut duhet të shihet me prioritet nga të gjithë.

Seanca e dhurimit vullnetar të gjakut bëhen pothuaj çdo muaj në departamentin e degës së Infermierisë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Shkodër. E gjithë sasia e siguruar e gjakut shkon në ndihmë të personave që vuajnë nga talasemia, po ashtu plazma e gjakut dhurohet edhe për pacientët që vuajnë nga koronavirusi

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: ME NJË MIK TË MIRË DOM MARJAN LUMÇIN, DISKUTUAM PER PROBLEME TË QYTETIT E VENDIT TONË
Artikulli tjetërSHKODËR, JAVA E SHENJTË E PASHKËS