Pas një sezoni të zhvilluar të gjithin online, prej dy javësh studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po bëjnë provimet. Duket se mësimi online nuk ka qënë shumë efikas thonë studentët. Kjo metodë e mësimdhënies sipas studentëve ka ndikuar në rezultatet e provimeve.

Që nga fillimi i pandemisë studentët në të gjithë Shqipërinë kanë zhvilluar mësimin online kjo për shkak të masave të marra. Nuk dihet se kur studentët do të mund që ti kthehen auditoreve pasi numri i të infektuarve me COVID-19 vijon të rritet.