Edhe studentët e fakultetit Ekonomik në universitetin “Luigj Gurakuqi” i janë bashkuar kauzave humanitare të ngritura në qytetin e Shkodrës. Sipas tyre iniciativa u mor nga rrjetet sociale pasi kishin ndjekur edhe zhvillimet e fundit në lidhje me pasojat që ka lënë pas tërmeti I fuqishëm I 26 nëntorit. Studenti Igli Hokaj tregon se këto ndihma do të shkojnë në zonat më të prekura nga tërmeti.

Qëllimi I tyre është që këta ndihma të dhuruara nga qytetarët shkodranë të shkojnë vetëm në duart e banorëve të prekur nga tërmeti shprehet student.

Pas tronditjes së shkaktuar nga tërmeti I fuqishëm në orët e para të 26 nëntorit, shumë organizata por edhe shoqëria civile kanë marrë nisma humaniztare për t’ju ardhur në ndhimë me ushqime dhe veshmbathje personave të prekur nga tërmeti I cili la pas qindra të plagosur dhe mbi 40 të vdekur në Durrës dhe Thumanë.