Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ftoi në një leksion të hapur studiuesin Gëzim Alpion i cili ka bërë një studim për shenjtoren Nënë Tereza të quajtur “Tokësorja dhe hyjnorja nga këndvështrimi sociologjik”.

Studiuesi Alpion që merret prej vitesh me figurën e humanistes Nënë Tereza në këtë studim sjell disa aspekte të jetës së saj deri në moshën 18 vjeçe në Shkup kur vendosi për t’u bërë murgeshë duke qenë se kjo pjesë e jetës së saj deri më tani ka qenë në hije.

Studiuesi Alpion tregon edhe disa risi që solli shenjtorja Nënë Tereza edhe në aspektin social dhe jo vetëm atë fetar e humanitar.

Nënë Tereza nuk është vetëm diçka e rastit shprehet studiuesi Alpion i cili është përpjekur të analizojë se çfarë do të thotë shprehja e shenjtores se me gjak jam shqiptare.

Akuzat që e lidhin shenjtoren Nënë Tereza me politikën apo korrupsionin janë një hipokrizi thotë studiuesi Alpion ndërsa e cilëson humanisten shqiptare si figurën më të rëndësishme të Vatikanit në Azi 5 shekujt e fundit.

Në mbyllje, Alpion thekson se studimi i jetës private të Nënë Terezës nuk e zbeh aspektin hyjnor të saj. Përkundrazi, studimi i saj në planin privat na mudëson të njohim dhe kuptojmë më mirë këtë ikonë humanizmi dhe personalitet fetar unik si dhe rolin e besimeve fetare në postmodernitetin ‘laik’.

Artikulli paraprakSHKODËR, LIBRI “RRËNJËT&MALET E MALËSISË SË MADHE”
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITA “PJETËR RRABOSHTA”, FOTOGRAFI NË HIJE