Vllaznia në basketboll për meshkuj mori një humbje në ndeshje e Superkupës Mbarëkombëtare përballë Prishtinës. Ndeshja nisi me himnin kombëtar. Kuqeblutë humbën në shifrat 72-80. Pas ndeshjes kryeministri i Kosovës Albin Kurti që mori pjesë në këtë përballje luajti topin e parë dhe tha se ishte një ndeshje e bukur dhe se në një sfidë të tillë nuk ka shumë rëndësi fitorja….

Zëvendës trajneri i Prishtinës Andin Rashica u shpreh se skuadra e tyre objektiv kishte fitoren ndërsa tregon se është ndjerë shumë mirë në këtë mbrëmje festive në Shkodër…

Zëvendës trajneri i Prishtinës nuk bën një ndarje mes Shqipërisë e Kosovës dhe duke thënë se jemi gjithë bashkë dhe duke shpresuar që Superkupa me katër ekipe dy shqiptare të Shqipërisë dhe dy shqiptare të Kosovës të vijojë sa më gjatë…

Në ndeshjen tjetër të Superkupës Mbarëkombëtare ekipi shqiptar i Kosovës Ylli fitoi ndaj Teutës dhe tashmë në Shkodër do zhvillohet finalja mes dy ekipeve kosovare Prishtina-Ylli.

Artikulli paraprakSHKODËR, KRYEMINISTRI KURTI: PROTESTA NË SERBI NGA PAKICA
Artikulli tjetërNJË SHEKULL JETË, NJIHUNI ME VOTUESEN MË TË VJETËR NË ZGJEDHJET LOKALE NË KOSOVË