Është zhvilluar në Prefekturën e Qarkut Shkoder takimi mbi procesin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, ku të pranishëm ishin kryetarët e bashkive të Qarkut Shkodër sëbashku me specialist të bujqësisë,përfaqësues të ministrisë bujqësisë ,Aluzinit dhe komisioniot të vlerësimit të titujve.

Ka qënë përfaqësuesja e ministrisë së Bujqësisë Majlinda Bozdo e cila tha se Malësia e Madhe është konstatuar si zona më problematike e cila ka mangësi sa i përket dokumentacioneve të akteve të titujve të pronësisë. Afati i fundit për regjistrimin e tokave bujqësore është fundi i muajit Qershor i vitit 2016.Në këtë mënyrë nuk do të ketë më toka të paregjistruara tha Bozdo e cila ka qënë e prerë që ky proces të zbatohet dhe mos të shtuhet për të disatën herë në parlament Sakaq në fjalën e tij Prefekti Paulin Radovani shprehu shqetësimin që ka Qarku Shkoder në titujt e pronësisë ,vecanërisht në zonat malore. Komisioni i Veprimtarisë ka miratuar shtyrjen e ligjit për njohjen e titujve të pronësisë deri në 2016 pasi shumë fermerë, sidomos nga Shkodra, Kukësi dhe Lezha ende nuk janë pajisur me dokumentat përkatës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNJËSIA RRETHINA, PJETRI: MBETJET DHE RRUGËT RURALE, NDËRHYRJE EMERGJENTE
Artikulli tjetër“JO KANCER”, FUSHATË SENSIBILIZIMI KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT