Departamenti I Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi takimin e parë të ciklit të diskurseve kulturore “Letërsia shqipe dhe Tranzicioni”. Takimi u zhvillua në ambjentet e Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës, për vetë historinë e

Shqipërisë të cilën përfaqëson ky institucion, ndërkohë që temë e diskutimit ishte “Njeriu I tranzicionit” në romanet e Fatos Kongolit. Arben Prendi, studiues I veprave të ketij autori njëkohësh përfaqësues I departamentit të Letërsisë, tregon lidhjen mes njeriut dhe tranzicionit në veprat e Kongolit.

Paulina Hoti, zëvëndës rektore e universitetit të Shkodrës, vlerëson kontributin e profesorit Arben Prendi në fushën e letërsisë

Albert Nikolla, studiues dhe autor I librit “ Njeriu I ri” bën një lidhje të veçantë të shqiptarëve pas periudhës së komunizmit.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila mbajti një qëndrim ndryshe në lidhje me periudhën e tranzicionit.

Për t’u përfshirë edhe më tepër në diskursin kulturore mbi letërsinë dhe tranzicionin në Shqipëri, në sallë u ndanë disa shënime dhe perifrazime nga veprat e Fatos Kongolit që disa pedagogë I dhanë shpjegimet nisur nga eksperiencat e tyre.

Artikulli paraprakDETI ME DALLGË RREZIKON JETËN E 3 PUSHUESVE NË VELIPOJË, 2 SHPËTOHEN! NJË 55-VJEÇAR GJEN VDEKJEN
Artikulli tjetërMANASTIRLIU JEP LAJMIN E MIRË: MBI 16 MIJË DOZA TË VAKSINËS PFIZER MBËRRIJNË SOT NË SHQIPËRI