Në Shkodër u zhvillua këtë të shtunë takimi me gazetarët e Qarkut Shkodër me temë “Antologjia e rasteve të dezinformimit në mediat shqiptare”, organizuar nga AMA në bashkëpunim me Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Kryetari I unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa, u shpreh se po punohet për hartimin e një antologjie me raste konkrete të dezinformimit në median audiovizive shqiptare. Sipas tij, kjo përmbledhje synon të evidentojë dukurinë, rastet specifike, burimin dhe ndikimin që kanë tek audiencat lokale dhe kombëtare. Gjatë diskutimit u nënvizua se dezinformimi mbetet një nga shqetësimet kryesore të mjedisit mediatik,
Çipa foli gjithashtu për rreziqet me të cilat përballet sot gazetaria shqiptare.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes institucioneve dhe gazetarëve për identifikimin dhe adresimin e rasteve të dezinformimit në mediat shqiptare.

Artikulli paraprak“MUZEU I LUNDRIMIT, HAPËSIRA E RE KULTURORE E SHKODRËS”
Artikulli tjetërSITUATA NË SHKODËR E QËNDRUESHME, AKSET E HAPURA