E diela e 28 marsit shënon fillimin e vaksinimit masiv në qarkun Shkodër me vaksinën kineze Sinovac. Xheni Halili, drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër bën të ditur se vaksinat kineze SinoVac tashmë do të shpërndahen edhe në qendrat shëndetësore. Në këto qendra shëndetësore do të mund të vaksinohen të moshuarit mbi 85 vjeç, ndërsa të dielwn tw moshuarit 77 – 79 vjeç do të mund të vaksinohen në ambjentet e Njësisë Vendore. Duke filluar nga dita e hënë, vaksinimi do të kryhet normalisht në ambjentete pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

Vaksinimi masiv konsiston në kryerjen e të paktën 1000 vaksinave në ditë nga kategoritë e përcaktuara sipas planit bën të ditur drejtorja Halili.

Për të evituar radhët që mund të krijohen në qendrat shëndetësore, vaksinimi i të moshuarve 80-84 vjeç do të fillojë menjëherë pas përfundimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 85 vjeç.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUNIONI I GAZETARËVE SHQIPTARË NGUSHËLLON FAMILJEN PËR NDARJEN NGA JETA TË AKADEMIKUT TË MIRËNJOHUR ARTAN BORIÇI
Artikulli tjetërNESËR NIS VAKSINIMI MASIV I POPULLATËS, MANASTIRLIU: OBJEKTIVI TË ARRIHET DERI NË 15 MIJË VAKSINIME NË DITË, JA ÇFARË VAKSINE DO TË PËRDORET NESËR PËR QYTETARËT