Dhuna me bazë gjinore është një fenomen të cilit nuk I duhet kushtuar vëmendje vetëm gjatë ditëve të shënuara të vitit. Aq më tepër kur tejet shqetësuese paraqitet situata edhe në zonat rurale, ku mentaliteti dhe vështirësitë social-ekonomike janë një nga shkaktarët që çojnë në ushtrimin e dhunës në familje.

Denada Shpuza, presidentja e shoqatës së gruas “Hapa të lehtë” tregon se në zonat rurale fenomeni I dhunës po luftohet në të gjitha mënyrat por akoma ka shumë punë për të bërë.

Shpuza shton se në këto zona ka nevojë të implementohen edhe më shumë projekte për fuqizimin e grave, viktima të dhunës.

Denada Shpuza inkurajon gratë viktima të dhunës të denoncojnë këtë fenomen I cili ka ngulur rrënjë të thella në shoqërinë tonë.

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit, përveçse në bashkinë Shkodër, po punohet në zonat rurale për rritur ndërgjegjësimin e grave në denoncimin e dhunës në familje.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 26.11.2020
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT KËRKOJNË RIPARIMIN E URËS SË KIRIT