Të internuarit në tela me gjemba janë kategoria më e diskriminuar sa i takon dëmshpërblimeve pasi deri më tani për ta nuk është shpërdarë asnjë kest, sic e parashikon ligji ku totali është 8 keste.

Një fakt të tillë e bën të ditur vetë kreu i shoqatës së ish të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu i cili thotë se Shkodra bashkë me Malësinë e Madhe, ka aktualisht rreth 150 persona të internuar të cilët janë gjallë dhe nuk kanë përfituar deri tani asnjë këst.

Ndërkohë kësti i trete i ish-te perndjekurve politik do te shperndahet shumë shpejt. Kreu i shoqates se te perndjekurve shpreson qe nje gje e tille te ndodhe sa me shpejt ne menyre qe te hapet drita jeshile per familjaret e te burgosurve politik.

Sipas ish-të përndjekurve politikë thonë se në vitet e demokracisë nuk është bërë sa duhet për vlerësimin e kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare.