Nga dita e martë, datë 13 prill në Shkodër do të fillojë vaksinimi për qytetarët mbi 60 vjeç. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryevaksinatori pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Arben Xhabija ndërsa thotë se prioritet do të kenë të sëmurët kronikë.

Kryevaksinatori Xhabija bën të ditur se aktualisht nuk ka refuzime për të marrë dozën e vaksinës kundër COVID.

Njoftimi do të bëhet përmes mjekut të familjes, ndërsa aktualisht janë kryer më shumë se 15 mijë doza tek qytetarët shkodranë bën të ditur kryevaksinatori Xhabija.

Duke filluar nga kjo e hënë nuk do të kryhen vaksinime te tjera ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç do të vaksinohen vetëm pranë qendrave shëndetësore pranë zonave të banimit.

Artikulli paraprakSHKODËR, SENATI I UNIVERSITETIT KËRKON HEQJEN E MESATARES
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA TAKIM ME GRATE NE VELIPOJE: FOKUSI YNE ESHTE EKONOMIA, FAMILJA DHE GRUAJA