Temperatura te cilat kane arritur edhe mbi 40 grade Celsius ne Shqiperi kane krijuar problem edhe ne shendetin e njerezve, sidomos tek te moshuarit. Disa qytetarë shkodranë shprehen se si pasojë e temperaturave të larta I janë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore.

Ata theksojnë se gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar problemet me shëndetin që janë shfaqur si pasoje e ketyre temperaturave te larta.

Herë pas here Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa nga masat mbrojtëse për shëndetin e përsonave të moshuar por jo vetëm gjatë ekspozimit në temperaturave të larta. Ndërkohë që nuk kanë munguar as thirrjet për të gjithë personat që vuajne nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike.