Dhjetra të moshuar në fshatra të ndryshëm në Shkodër por edhe në qytet refuzojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid. Shumë prej tyre që refuzojnë të vaksinohen tregojnë se kanë mungesë besimi dhe kjo pasiguri ka bërë që për momentin të mos vaksinohen.

Një pjesë e konsiderueshme e të moshuarve në fshatin Mushan të njësisë Dajç, pjesë e bashkisë Shkodër thonë se nuk do të vaksinohen.

Banorë të tjerë tregojnë se në fshatin e tyre pjesa më e madhe nuk janë ende të bindur për t’u vaksinuar.

Aktualisht në Shkodër po vijon vaksinimi i të moshuarve 75-79 vjeç nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ndërsa në qendrat shëndetësore po vaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç që nuk kanë patur mundësi më përpara ta marrin vaksinën ndërsa pritet që të vijojë edhe për moshat e tjera.

Aktualisht në Shkodër vaksinohen rreth 1 mijë persona në ditë ndërsa nuk janë të paktë ata të moshuar që kanë refuzuar për shkak të mungesës së besimit.

Artikulli paraprakSHKODËR, VAKSINOHEN 514 MËSUES ME DOZËN ASTRAZENECA
Artikulli tjetërSHKODËR, 29 RASTE TË REJA, 19 PACIENTË TË SHRUAR NË SPITAL