Familjet e pastreha dhe jetimët që bashkia Shkodër kërkon t’i nxjerrë nga konvikti “Safet Spahia” ku janë aktualisht për t’i dërguar tek konvikti i shkollës “Arben Broci” kanë zhvilluar një protestë tek bashkia.

Fillimisht tentuan që të takojnë kryetaren e bashkisë Voltana Ademi por nuk ia kanë arritur ndërsa nuk morën asnjë përgjigje.

Familjet e pastreha janë të vendosur që të mos dalin nga konvikti “Safet Spahia”.
Një nga jetimët që jeton aktualisht tek konvikti i shkollës “Arben Broci” tregon se kushtet atje janë të mjerueshme.

Bashkia Shkodër i ka dërguar një shkresë për të liruar mjediset e konviktit “Safet Spahia” me justifikimin se aty do të bëhet një rikonstruksion por familjet e pastreha nuk e besojnë se do t’i rikthejnë prap aty.

Komisioni i shërbimeve sociale dhe strehimit i këshillit bashkiak i ka dërguar një shkresë bashkisë Shkodër duke i kërkuar informacion mbi konviktet, banorët dhe godinat e reja sociale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, 60-VJETORI I KRIJIMIT TË SHËNDETIT PUBLIK
Artikulli tjetërDALLGËT PENGOJNË TRAGETET, VONESA NË MBËRRITJE DHE NË NISJE NGA PORTET SHQIPTARE