Ish- shefi I sektorit të dhunës në familje dhe mbrojtjes së të miturve ne Policine e Shkodres por edhe ish anëtari I Koalicionit të Antidrogës në Shkodër Dedë Gazulli është nderuar nga anëtarët e kësaj organizate për kontributin e dhënë prej vitesh në edukimin dhe mbrojtjen e tyre.

Prej gushtit të vitit 2019, si shkak I problemeve me shëndetin ai u detyrua të shkëputet nga rutina në të cilën ishte mësuar. Ndërkohë, pas kaq kohësh kanë qenë këta të rinj të cilët I shprehën mirënjohjen miku te tyre duke I dhënë një çertifikatë. Vlerësimi u bë nga Donika Godaj, kryetarja e Shoqatës Kristiane e Grave Shqiptare.

Mes emocionesh, bashkëshortja Silvana Gazulli bëri një falenderim në emër të të shoqit.Irma Bilali, mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në shkollën e mesme “Shejnaze Juka” tregon disa momente të bashkëpunimit në Dedë Gazullin ndërsa vlerëson kontributin e tij të madh.

Dedë Gazulli ka shërbyer për 30 vjet në Policinë e Shtetit. Si shkak I problemeve me shëndetin, verën e vitit 2019 ai u detyrua të shkëputet nga puna e tij si shef I sektorit të dhunës në familje dhe mbrojtjes të të rinjve.

 

Artikulli paraprakNJIHET PATENTA SHQIPTARE EDHE NË GJERMANI! RAMA: LAJM I MIRË
Artikulli tjetërPRESIDENTI NDERON PAS VDEKJES ATDHETARIN FILIP ÇEKA