Të rinjtë shkodranë shprehen të zhgënjyer nga politika në Shqipëri. Të pyetur nga Star Plus se sa besojnë tek politika duke qenë se po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, një pjesë e madhe e tyre shprehen se nuk besojnë aspak tek politika.

Vitet e fundit vihet re një rritje e numrit të të rinjve që largohen nga Shkodra por edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo për shkak të politikave të ndryshme që sipas të rinjve kufizojnë mundësitë për të pasur një jetë ashtu siç të ofrohet në shtetet perëndimore.

Artikulli paraprakM.MADHE, DREJT PËRMIRËSIMIT SITUATA E KRIJUAR NGA COVID-19
Artikulli tjetërHELIDON BUSHATI: DO TE NDESHKOJME ME VOTE, ATA QE NDESHKUAN SHKODREN NGA INATI